Enigma matematikore. A i zgjidhni dot?

Enigma matematikore. A i zgjidhni dot?

Pavarësisht karakterit kompleks shkencat matematikore janë ndër shkencat më të bukura të historisë. Çdo qoshe e universit tonë që nga veprimi më i thjeshtë, tek muzika dhe deri në galaksi janë të orkestruara nga ligjet e matematikës, të cilat veprojnë si forca rregulluese në kozmos. Matematika është më shumë se formulë dhe ekuacion. Kjo shkencë ka sfida mendore dhe paradokse që shqetësojnë njerëzit më të shquar. Çfarë kanë këto lojëra matematikore që na duken kaq tërheqëse? Përpos vështirësive që prodhojnë këto sfida mendore e stërvisin trurin, e mbajnë të shëndetshëm dhe të ri. Martin Gardner është divulgatori shkencor që ka bërë të njohur matematikën krijuese për miliona njerëz. James F. Fixx, gazetar dhe shkrimtar amerikan u shqua ndër anëtarët e Mensa-s, organizata ndërkombëtare për persona me një koefiçent intelektual mbi 140. Eric Emmet, filozof, politolog dhe ekonomist ka bashkëpunuar me revistën shkencore “New Scientist” dhe u shqua për punën e tij shkencore dhe divulguese në lidhej me këto lojëra.

Ja dy enigma për ju:

Lady Hastings e festonet gjithmonë ditëlindjen e saj në datën 25 dhjetor së bashku me ditën e Krishtlindjes. E kishte zakon ta ndante tortën në 16 copë të barabarta dhe e bënte gjithmonë me 5 prerje thike. Në çfarë forme e prsite tortën Lady Hastings?

Sarah Foster, gazetare e “Daily Mail” shkoi të intervistonte ortakët e klubit të “Politeness of  London”, për të qenë anëtar i këtij klubi ishte e nevojshme një veçanti: ose të thoshe gjithmonë të vërtetën ose të ishe gënjeshtar kur ndodheshe në klub. Kur Sarah hyri, të gjithë ishin të ulur përreth një tavoline të rrumbullakët. I pyeti të gjithë me rradhë nëse po thoshin të vërtetën apo po gënjenin dhe secili prej tyre i thoshte se personi në të majtë ishte gënjeshtar. Kur u kthye në redaksi vuri re se kishte lënë një gjë t’i shpëtonte për të shpjeguar se kush po gënjente dhe kush jo. Kishte harruar t’i numëronte. I telefonoi sekretarit të klubit për ta sqaruar dhe ky iu përgjigj se ishin 37. Me që ajo nuk e dinte nëse ky po i thoshte të vërtetën apo gënjeshtrën i telefonoi presidentit dhe ai iu përgjigj se sekretari ishte nga më gënjeshtarët dhe që në klub kishte 40 anëtarë? Cili nga të dy gënjente?

Zgjidhjet

 

Prerja e tortës.

Gënjeshtar apo jo.

Shpërndarja mes një gënjeshtari dhe jo gënjeshtari është e mundur vetëm për numrat çift. Kështu që sekretari gënjente dhe presidenti po thoshte të vërtetën. / bota.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *