Ky është filmi i parë me zë (Video)

Ky është filmi i parë me zë (Video)

Babai i Motion Picture apo fotografisë në lëvizje ishte Louis Le Prince. Ai në vitin 1888 e xhiroi një film të metrazhit të shkurtër 2 sekonda, përcjell heyday.

Me një kamerë me 12 frame në sekond i titulluar Roundhay Garden Scene. Shfaqja e parë filmike u bë në vitin 1895, nga vëllezrit francezë Lumier.
Ishte njëra nga shpikjet më të mëdha të shekullit, por filmit të asaj kohe i mungonte zëri.

U deshtën shumë vite eksperimente derisa në vitin 1926 vëllezrit Verner njoftuan lindjen e filmit të parë me zë. Ky film ishte Don Zhuani.
Në Paris u dha nëpër kinema për rreth një vit dhe solli rreth 8.5 milion franga të ardhura.
Filmi Don Zhuani ishte i regjistruar me sistemin e zërit vitafon (ky sistem e regjistronte zërin në pllaka gramafoni në rrugë elektromekanike.)

Në vitin 1927 kompania filmike FOX Movies hodhi në treg një sistem të ri regjistrimi të quajtor Movieton. Me këtë sistem, regjisori francez Rene Cler bëri filmat e parë të mirëfillt[ me zë.
Këta filma ishin:
‘Nën pullazet e Parisit’,
‘Milioni dhe Liria na përket ne dhe 4 korriku’.

Revolucioni audiofonik ishte ai i shpikjes së shiritit ferromagnetik dhe magnetofonit dhe shpikja e audios stereo.  Por u deshtën 90 vite që kinemaja të arrinte nivelin e sotëm. Frika në filmat horror dallohet në çdo skenë, në çdo pjesë dhe në çdo ngjarje të filmit. /humanheyday.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *