Të çarat në gur (Poezi)

Të çarat në gur (Poezi)

 

Të çara në gur.
Të gjitha rrugët janë të çara.

Të çara të thella
me shkallë të rrëzuara dhe të thyera
që çojnë kah të çara të tjera.

Por befas
nga përplasjet
duken sytë
kurse pas tyre hija
e një ushtari
të një kohe tjetër.

Autor: Rafael Alberti
Përktheu: Adem Gajtani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *