Vendosni këto dy fruta në fytyrë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me lëkurën tuaj

Vendosni këto dy fruta në fytyrë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me lëkurën tuaj

Banane për lëkurë të thatë dhe të ashpër

Lëkura mund të thahet në çdo moshë dhe për arsye të ndryshme. Për shumicën, tharja e lëkurës është e përkohshme, por ndodh që ky të jetë dhe tipi i lëkurës suaj .

Faktorë të tillë si mungesa e lagështisë , temperaturat e ulëta, sapunët me kimikate, uji i nxehtë kanë tendencën të përkeqësojnë lëkurën e thatë. Gjithashtu, linjat e holla (rrudhat e sapoformuara) bëhen më të theksuara. Lajm i mirë është se lëkurë e thatë i përgjigjet mirë ndryshimeve që mund të bëni në stilin e jetesës apo maskave që mund të aplikoni.

Sipas Mayo Clinic bananet janë fruti perfekt për lëkurat e thata. Bananet janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm dhe fitokimikate. Ato gjithashtu ndihmojnë në ushqimin dhe ringjalljen e lëkurës së thatë. Vitamina A e gjendur tek bananet ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tharja e lëkurës. .

Bananet përmbajnë acid tartarik, i cili ka veti antioksiduese dhe acid alfa hidroksi ose AHA. Këto acide natyrale janë përbërës të zakonshëm që janë të pranishëm në produktet e kushtueshme kozmetike. Komponimet kimike mund të ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit dhe përmirësimin e strukturës së përgjithshme të lëkurës suaj.

Luleshtrydhet për zbehjen e shenjave e parandalimin e shfaqjes së rrudhave luleshtrydhet përmbajnë acide esenciale që përfshijnë acid salicilik, i cili përdore zakonisht në produktet e shtrenjta për kujdesin e lëkurës. Gjithashtu, luleshtrydhet përmbajnë acid aspartik, prandaj maskat e fytyrës me luleshtrydhe janë idelae për lëkurën para dhe pas menopauzës.

Në këtë periudhë në lëkurë mund të krijohen njolla për shkak të luhatjes hormonale. Acidet hidroksil alfa, duke përfshirë acidin salicilik, ndihmojnë në zbehjen e njollave, trajtimin e akneve dhe rregullimin e pigmentit të lëkurës. Luleshtrydhet mund ta bëjnë lëkurën tuaj të pastër dhe më të ndritshme

Maska me luleshtrydhe 

  1. 1. Lajini luleshtrydhet në një enë ku keni shtuar 8 lugë ujë dhe një lugë uthull molle.
    2. Lërini në këtë tretësirë për 15 minuta.
    3.Thajini dhe më pas me ndihmën e një piruni shtypini derisa të formohet një si pure, të cilën më pas do e aplikoni në lëkurë.
    4.Ju mund të shtoni dhe disa pika lëng limoni i cili vepron si një antibakterial natyral. Gjithashtu, mund të shtoni mjaltë, që ndihmon në hidratimin e lëkurës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *