“Njerëzit nuk erdhën nga Toka, jeta ka nisur në një planet tjetër”

“Njerëzit nuk erdhën nga Toka, jeta ka nisur në një planet tjetër”

Kërkuesit shkencorë u habitën kohët e fundit kur gjetën se dy meteorë të lashtë që u rrëzuan 20 vjet më parë, përmbanin bazat themelore të ndërtimit për jetën.

Shumë ekspertë kanë teorizuar se jeta përhapet si një “infeksion ndëryjor” dhe presin që grupet e planetit në galaktikë të kenë forma jete aliene.

Disa shkencëtarë nuk e kanë përjashtuar hipotezën Panspermia (farë) që bakteret e shpërndara nga pluhuri, asteroidet ose meteorët, mbërritën në Tokë dhe nxitën jetën.

Doktor Ellis Silver, i cili ka studiuar evolucionin, ka hedhur dyshime mbi origjinën e racës njerëzore.

Në librin e tij “Humans are not from Earth”, i cili ka shkaktuar debate të ashpra së fundi, ai pohon se ne jemi sjell këtu dhjetë-mijëra vjet më herët nga alienët.

“Njerëzimi është me sa duket specia më e zhvilluar në planet, megjithatë është çuditërisht që nuk përshtatet me mjedisin e Tokës: dëmtohet nga rrezet e diellit, një mosdashje e fortë për ushqimet natyrale, shkalla e lartë e sëmundjeve kronike dhe të tjera”, tha ai.

Silver pretendon se vështirësia e lindjes së fëmijëve është më shumë provë ndaj pretendimeve të tij.

Ai gjithashtu vuri në dukje se si njerëzit rregullisht vuajnë nga dhimbja e shpinës, pasi sipas tij, jeta ka evoluar në një planet me një gravitet më të ulët.

“Në të vërtetë, nëse mund të gjesh një person të vetëm, i cili është 100% i shëndetshëm dhe nuk vuan nga ndonjë gjendje apo çrregullim i fshehur apo i pambrojtur, do të isha jashtëzakonisht i habitur – nuk kam mundur të gjej askënd”, ka thënë ai.

“Toka përafërsisht plotëson nevojat tona si një specie, por ndoshta jo aq fuqishëm sa kushdo që na solli këtu që fillimisht u mendua”, shton Silver.

Çuditërisht, ai beson se Toka në fakt mund të jetë një lloj burgu galaktik.

“Toka mund të jetë një planet burg, pasi ne duket të jemi qenie natyrore të dhunshme dhe ne jemi këtu derisa të mësojmë si të sillemi,” pohon Silver.

Jeta ka nisur diku tjetër, sipas një teorie që fitoi besimin kohët e fundit. Dy shkëmbinj të kozmosit, të cilat janë afërsisht 4.5 miliardë vjet, u përplasën në Teksas dhe Marok në vitin 1998.

Studimet kanë gjetur se të dy meteorët, të cilët mendohet të kenë origjinën nga rripi i asteroideve ndërmjet Jupiterit dhe Marsit, përmbajnë ujë dhe kompozime organike.

Henry Lin nga Universiteti Harvard beson se nëse gjenden 25 bota me jetë në njërën anë dhe 25 pa jetë në anën tjetër, kjo do të thotë se Dielli qëndron në skaj të “flluskës Panspermia”.

Lin beson se kur njerëzit fillojnë udhëtimin ndëryjor, kjo mund të nxisë efektin e Panspermisë.

Sara Seager, nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts, thotë se edhe nëse Panspermia nuk do të ndodhë, “ne mund të jemi ata që do ta sjellim atë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *