Mos e ngri zërin dhe dëgjo! Ekspertët tregojnë për HuffPost si të fitosh në një debat

Mos e ngri zërin dhe dëgjo! Ekspertët tregojnë për HuffPost si të fitosh në një debat

Debatet janë pjesë e pashmangshme e jetës, njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme dhe sigurisht që mendimet mbi një çështje apo temë të caktuar shihen nga këndvështrime të ndryshme.

Por ka shumë njerëz të cilët për shkak se kanë përballë dikë që mendon ndryshe e kalojnë kufirin me tonin e zërit dhe më pas situata agravon deri në dhunë. Disa ekspertë kanë treguar për HuffPost disa metoda që të bën të fitosh ti në një debat, por jo domosdoshmërisht ti ndryshosh apo ti imponosh mendimin tjetrit.

Ata thonë se gjëja e parë që ka rëndësi është të kuptosh atë që po thotë personi që ke përballë. Sipas terapistes për çiftet me probleme, Marissa Nelson qëllimi i një debati është për të peshuar dhe për të kuptuar në bazë të argumenteve gjënë më të mirë apo një zgjidhje të mundshme. Sipas saj, ajo që ka rëndësi është të kuptohen personat përballë, të respektojnë mendimet e kundërshtarit, qoftë mik apo partner, dhe në fund të mos kalohet në përçarje, ofendime dhe zënka. Nëse në debat e sipër ngrihen zërat dhe kalohet në ofendime, do të thotë qartë se nuk po e kuptoni aspak njëri tjetrin. Duhet të përqendrohesh në atë që po thotë personi, ta dëgjosh me vëmendje e më pas të shprehësh mendimin tënd. Debati nuk duhet të jetë një ‘goditje’.

Bëj pyetje për të kuptuar më mirë palën tjetër. Jay Sullivan, autori i librit: Komunikimi më i Mirë në Punë dhe Përtej, thotë se pyetjet janë një mënyrë për të kuptuar e më pas për të njohur anët e kundërta të personit tjetër. Nuk mund të fitosh debatin tënd nëse nuk bën pyetje. Mos bëj supozime për të tjerët, mjafton ti pyesësh dhe më pas të argumentosh se pse je kundër asaj që po thotë ai/ajo. Pyetje transformojnë edhe vetë debatin dhe shpesh herë kjo metodë ka sjellë një fund të mirë.

Përdor gjuhën e drejtpërdrejtë. Mënyra e komunikimit është kyç në marrëdhëniet dhe veçanërisht në debate. Susan Pease Gadoua, bashkë-autore e librit ‘The New Do” thotë se duhet të flasësh në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo duke përdorur ironi, fjalë me nënkuptime dhe ofendime. “Përdor gjuhën e thjeshtë, flit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ka rëndësi të tregohesh i sinqertë”. Sipas Susan nëse nuk zbatohet kjo gjë, asnjëherë nuk do ketë një debat të mirë dhe aq më tepër të fitosh.

Shmang fjalët Por dhe Megjithatë, pasi kjo tregon se personi përballë ka të drejtë. Sipas Sullivan, ata që janë të zotë në debate nuk përdorin fjalët Por dhe Megjithatë, por në rastet ku duhet të biesh dakord në një pikë mund të thuash Dhe, dhe të shtosh mendimet e tua. Kjo vlen më shumë por ata që janë çift.

Kontrollo tonin e zërit dhe gjuhën e trupit. Është e rëndësishme të kontrollosh veten dhe të mos e kalosh cakun. Nelson thotë se lufta më e madhe është m veten dhe se monitorimi i emocioneve është fitore më vete. Nelson shton se kjo është sfida më e vështirë gjatë një debati dhe se nëse arrin ta bësh është fitore më vete. Nuk ka shumë rëndësi ajo që thua më shumë sesa mënyra se si po e thua. Për të mbajtur shpërthimin larg, merr frymë thellë, qetësohu dhe fillo të flasësh.

Dëgjo më shumë sesa të mundohesh të bindësh. Për shkak se qëllimi është ta kthejmë argumentin në një diskutim produktiv, dëgjimi dhe kuptimi i personit tjetër është i domosdoshëm përpara se të arrihet një zgjidhje.

Nëse kalon në ofendime, kërko falje. Nuk mund të kalosh në ofendime e të largohesh pa kërkuar falje, pasi më pas edhe vetë do të ndihesh shumë keq. Duhet të mbash përgjegjësi për fjalët që nxjerr nga goja. Edhe nëse nuk ndihesh se ke fituar debatin është mirë të kërkosh falje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *