Duke i thënë fëmijës tuaj “JO” e bëni atë më të shkathët

Duke i thënë fëmijës tuaj “JO” e bëni atë më të shkathët

Ju përpiqeni të mos llastoni fëmijët tuaj, por pas orëve të dhembjeve dhe lotëve, ndonjëherë ju thjesht dorëzoheni. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar.

Vetëm për të hedhur dritë mbi disa përfitime të mbështetura nga hulumtimi për ti thënë “jo” fëmijës tuaj. Do t’ju falënderojnë më vonë.

Mendoni përsëri se jeni fëmijë. Për ju çdo send i shtëpisë mund të shndërrohej në një shtëpi kukullash, një anije kozmike, apo edhe materiale ndërtimi për kështjellën tuaj.

Por, çka nëse në vend të kthimit të një kuti këpucësh në një shtëpi kukullash, prindërit e tu thjesht ju blenë një shtëpi kukullash? Ajo dukej e mahnitshme në atë kohë, por në retrospektivë – jo aq e bukur.
Psikologët kanë hulumtuar ndryshimin e krijimtarisë dhe kreativitetit mes fëmijëve që duhej të ishin të shkathët e kreativ dhe atyre që iu dhanë atë që donin për të paktën një gjysmë shekulli.

Fjala “JO” ndikon në mënyrë indirekte në ngritjen e kreativitetit tek fëmijët tuaj.

Kështu që mendohuni dy herë para se ti bleni fëmijës tuaj shtëpinë e kukullave!

Ndërsa ne nuk sugjerojmë që ju duhet t’i mohoni fëmijëve tuaj çdo gjë. Por mundohuni të implementoni krijimtarinë qysh në vegjëli tek ta.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *