Qebapë me mish pule

Qebapë me mish pule

Përbërësit

600 gr mish i bardhe pule

2 patate mesatare

3 vezë

80 gr përshutë e tymosur

250 gr thërrime buke

150 gr miell

½ lugë pluhur hudhër

3 decilitra vaj

200 gr majoneze

1 decilitër ajkë

½ tubë majdanoz

melmesa

Biber i zi

Hapat
1
Mishi i bardhë i pulës bluhet në makinë për bluarjën e mishit ndërsa përshuta e tymosur dhe majdanozi grihen shumë imët.

2
Patatet zihen bashkë me lëvore pastaj qërrohen dhe shtypen, në një enë bashkohen mishi i bluar i pulës, 1 vezë, majdanozi, përshuta, patatet e shtypura, hudhra, 4 lugë thërrime buke dhe mëlmesa sipas shijës.

3
Të gjithë përbërësit përzihen mirë dhe me duar të lyer me vaj formësohen qebapët.

4
Qebapat e bërë rrotullohen nëpër miell pastaj nëpër vezët e mbetura të tundura dhe në fund nëpër thërrime buke.

5
Qebapët fërgohen derisa të skuqen në vaj të nxehtë, në një enë tundet majoneza e ajka, shtohen mëlmesa sipas shijës dhe kjo përzierje derdhet mbi qebapët e fërguar.

6
Ju bëftë mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *