Salah: Do ta bëj Chelsean të pendohet që më ka shitur

Salah: Do ta bëj Chelsean të pendohet që më ka shitur

Reprezentuesi egjiptian ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te Liverpooli.

Mohamed Salah për herë të parë në Angli, ka luajtur me skuadrën e Chelseat, por në Londër ai ka pasur shumë pak hapësira para se të largohej, fillimisht te Fiorentina e më pas te Roma në Serie A.

Ai gjatë verës së shkuar u transferua në Anfield, te Liverpooli, ku ka shkëlqyer në të gjitha garat me “The Reds”, duke u zgjedhur lojtari i vitit në Premier Ligë dhe ka udhëhequr Liverpoolin drejt finales së Ligës së Kampionëve.

Salah thotë se dëshiron t’i tregojë Chelseat që ka gabuar me mënyrën sesi ai është trajtuar në Stamford Bridge.

“Isha te Chelsea para katër vitesh dhe njerëzit flisnin se unë nuk do të kisha sukses, nuk isha lojtar për Premier Ligë dhe sa e vështirë do të ishte për mua”, ka thënë fillimisht Salah.

“Në mendjen time ishte gjithnjë që të kthehesha në Angli. Që nga dita kur u largova nga Chelsea, doja të kthehesha dhe t’u tregoja se e kishin gabim”.

“Tani besoj se e kanë kuptuar dhe janë penduar”, ka theksuar ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *