Si të shëroni djegiet në trup me këto mënyra natyrale

Si të shëroni djegiet në trup me këto mënyra natyrale

Uji i ftohtë
Uji i ftohtë në vendin e djegurështë pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet, Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Në ujin që rrjedh e vendosni pjesën e djegurdhe e lini ujin që të rrjedhë për rreth gjysmë ore. Kjo procedurë është e një rëndësie të madhe, në mënyrë që mjetet tjera të munden t’i shërojnë më shpejt dhe – mirë vendet e djegura.

Qumështi
I zhytni dy pjesë të pëlhurës së pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave. Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve.

Lëngu i qepës
Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e qesin në vendin e djegur. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.

Të bardhët e vezës
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.

Kosi
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve. Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit. Në vendin e djegur qitni shumë jogurt dhe dhembja do të zhduket shpejt. Le të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *