Bill Gates beson se bota do të ishte shumë më e mirë nëse miliona njerëz do të lexonin këtë libër…

Bill Gates beson se bota do të ishte shumë më e mirë nëse miliona njerëz do të lexonin këtë libër…

Nëse Bill Gates di gjë tjetër përveç teknologjisë, janë padyshim librat. Krijuesi i Microsoft-it i kushton të paktën një orë në ditë leximit, dhe përmes kësaj rutine, lexon deri diku rreth 50 libra në vit.

Kështuqë kur Gates ju rekomandon një libër, mund të supozoni se ai e di se për çka po flet. Kur ai thotë se miliona njerëz duhet të lexojnë një libër në veçanti, atëherë, gjejeni këtë libër pa pikë mëdyshjeje dhe lexojeni!

Bill Gates beson se bota do të ishte shumë më e mirë nëse njerëzit do të lexonin këtë libër. Por për cilin libër bëhet fjalë?

“Ky është një ndër librat më edukativ që kam lexuar ndonjëherë.” tha Gates në një video në Youtube.

“Mbulon një hapësirë të cilën nuk është e lehtë për ta mësuar. Bota do të ishte më e mirë nëse miliona njerëz do ta lexonin këtë libër. Unë I jap rekomandimet e mia më të larta.”

Libri është ky:  “Factfulness: Ten Reasons We’re Wrong About the World—and Why Things Are Better Than You Think,”
(Fakte: 10 arsye që ne jemi gabuar për botën – dhe pse gjërat janë më mirë se që ju mendoni.)

Dhe qartë ky libër është libri më i preferuar i Bill Gates qysh nga Muaji Prill i këtij viti.

Ky libër u jep një pikëpamje të re që të shikoni botën dhe jetën në përgjithësi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *