Në Amerikë, startupet testojnë aplikacionet me të dehurit

Në Amerikë, startupet testojnë aplikacionet me të dehurit

Testi i përdoruesit të dehur (Drunk User Test) është moda e re midis kompanive startup në Shtetet e Bashkuara. Duke vendosur produktin e tyre në dispozicion të një përdoruesi të dehur, ata testojnë funksionet dhe thjeshtësinë e tij. Shumë kemi dëgjuar nga kompanitë e inovacionit në SHBA duke filluar që nga udhëtimet e Elon Musk në Mars deri tek prodhimi i pistoletave që lëshojnë zjarr. Së fundmi vken edhe lajmi më i ri: moda e testimit me anë të përdoruesve të dehur.

Një startup Boston Appcues e cila merret kryesisht me software që ka lanciuar këtë fenoment me idenë që çdo aplikacion duhet të jetë aq i thjeshtë në përdorim sa të përdoret edhe nga të dehurit, pra jo në gjendjen ideale fizike dhe mendore. Deri tani janë organizuar pesë evente në të cilat startupet kanë testuar aplikacionet e tyre. Testimi i ardhshëm do të jetë në Cambridge ku janë edhe selitë e Universitetit të Harvardit dhe MIT.

Startupe të famshme që kanë aplikuar këtë lloj testimi janë Coachsurfing, Runkeeper, Tenor, Travel Bank etc. kompanitë paguajnë nga 1000 deri në 2000 dollarë për të testuar aplikacionin tek të dehurit. Çdo kompani ka të njëjtin objektiv: të bëjnë produktin më intuitive. Këto evente u japin mundësinë startupeve të mbledhin të dhëna në mënyrë sa më të shpejtë dhe të marrin vendime mbi produktet në kohë reale.

Nga ana tjetër, testuesit janë të rinj të cilët janë të përfshirë në botën e teknologjisë dhe paguajnë 12 dollarë për të aksesuar një ambjent ku ka birra, koktejle dhe uiski pa limit. Çdo tavolinë i përket një startupi të caktuar dhe përdoruesit mund të testojnë aplikacionet mbi pajisjet në dispozicion. Më pas, në një letër shkruajnë konsideratat e tyre mbi testin që sapo kanë bërë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *