Dallga më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Hemisferën e Jugut

Dallga më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Hemisferën e Jugut

Një grup shkencëtarësh mati atë që ndoshta është dallga më e lartë ndonjëherë e regjistruar në hemisferën e jugut me 23,8 metra lartësi, e barazvlefshme me një ndërtesë 8 katëshe. Dallga u regjistrua në oqeanin Austral (oqeani i jugut), i njohur për stuhitë e tij, afër Campbell Island, 700 km në jug të Zelandës së Re. Sipas oqeanografit Tom Durrant, kjo valë u mat gjatë një stuhie përmes një sinjali lundrues dhe anashkaloi rekordin e mëparshëm në hemisferën e jugut të vendosur me 22,03 metra në vitin 2012. “Mesa dimë është dallga më e lartë që është regjistruar ndonjëherë në hemisferën e jugut,” – pohoi ai. Oqeani Austral punon si një sallë makinerish që gjeneron dallgë që përhapen në të gjithë planetin. “Kështu që sërfistët e Kalifornisë mund të përgatiten, sepse energjia e përhapur nga kjo stuhi do t’u mbërrijë në brigjet e tyre në më pak se një javë,” – shtoi Durrant. Shkencëtari konsideron se stuhia që ka shkaktuar ky rajon ndoshta ka provokuar dallgë më të larta se 25 metra, megjithatë mjeti i ekipit shkencor, i instaluar në mars për të regjistruar kushtet meteorologjike ekstreme në oqeanin Austral nuk ishte në vendin e duhur për t’i matur. Nga ana tjetër për të ruajtur bateritë aparati regjistron vetëm të dhënat në intervale prej 20 min çdo tre orë. Ka të ngjarë që të ketë patur dallgë më të rëndësishme, ndërsa nuk po regjistronte. Dallga më e madhe e regjistruar në planet ishte ajo e një cunami në vitin 1958 nga tërmeti në Lituya Bay, Alaskë me 30.5 metra lartësi. / bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *