Foto dramatike nga “National Geographic”: mbetjet plastike po vrasin planetin

Foto dramatike nga “National Geographic”: mbetjet plastike po vrasin planetin

Në edicionin e qershorit, revista “National Geographic” ka publikuar një përzgjedhje fotografish tronditësve që theksojnë sasinë e pafundme të mbetjeve plastike që po mbysin oqeanet e botës, brigjet dhe lumenjtë e saj.

Jeta e egër, në mënyrë të veçantëm kafshët detare, janë në rrezik që të kapen nga mbetjet plastike deri në ngordhje, ose që t’i gëlltisin ato.

Breshka mund të zgjaste kokën sipër ujit për të marrë frymë, por do të kishte ngordhur nëse fotografi nuk do ta kishte çliruar.

Plazhistët mbledhin guackat që përdoren normalisht nga gaforret, duke lënë mbeturin

Ngecur në një qese plastike në një landfill në Spanjë, ky lejlek ka një arratisje fatlume – fotografi e liroi atë.

Një qese mund të vrasë më shumë se një herë: kufomat dekompozohen, por jo plastika.

Revista ia ka kushtuar pjesën më të madhe të edicionit këtij problemi: ndotja nga plastika që ne shohim në sipërfaqe ka gjasa të jetë vetëm një pjesë e vogël e asaj që është në oqean.

Mbetjet plastike mund të copëtohen në pjesëza shumë të vogla, që janë më pak të dukshme, por që sërish ndikojnë në jetën detare.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *