Real Madridi i thotë Cristiano Ronaldos se mund t’i ribashkohet Manchester United

Real Madridi i thotë Cristiano Ronaldos se mund t’i ribashkohet Manchester United

Real Madridi raportohet se i ka thënë Cristiano Ronaldos se është i lirë që t’i ribashkohet Manchester United – për aq gjatë sa ata plotësojnë kushtet për transferim të caktuara nga Florentino Perez.

Ylli i Real Madridit, Ronaldo është duke u përfolur për një rikthim emocionues në Manchested United sërish, transmeton portali arbresh.info. 33-vjeçari duket të jetë në prag të rikthimit në Old Trafford çdo vit.

Megjithatë, transferimi te United mund të ndodhë përfundimisht pasi shumë faktor funksionojnë në favor të “Djajve të Kuq”. Fillimisht, duke folur pas fitores së Real Madridit ndaj Liverpoolit në finalen e së shtunës së kaluar në Ligë të Kampionëve, Ronaldo tha:

“Brenda ditëve të ardhshme unë do t’i jap një përgjigjeje tifozëve që kanë qenë gjithmonë në anën time”

“Ishte shumë mirë që isha në Real Madrid, brenda ditëve të ardhshme unë do të flas më shumë rreth kësaj”

Më pas erdhën komentet nga nëna e saj, Dolores Aveiro, e cila tha:

“Jeni e bindur që Cristiano do të nënshkruaj me PSG-në? Për të qenë e sinqertë, kjo do të më zemëronte mua [nëse ndodhë]”

“Por, unë do t’ preferoja atij të rikthehet në Manchester United”

E ardhmja e Ronaldos në Real Madrid është vënë edhe më shumë në dyshime pas largimit befasues të Zinedine Zidanes dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ thotë se presidenti i klubit Florentino Perez është i hapur për të lejuar lojtarin të largohet.

Megjithatë, rikthimi në United nuk do të jetë i lirë. Thuhet se ata duhet të paguajnë një shumë prej 200 milionë euro për të nënshkruar me lojtarin për herë të dytë.

Nëse Jose Mourinho zgjedh për të paguar, kjo mbetet të shihet. Por, nëse Ronaldo është në merkato, atëherë tifozët e United do të dëshirojnë që klubi të shtroj ofertë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *