10 fakte për Vitaminën C

10 fakte për Vitaminën C

Vitamina C nuk prodhohet në organizëm, por merret vetëm nga ushqimet.

Luan rol të rëndësishëm në imunitet, sidomos në mbrojtjen nga infeksioneve. Luan rol kryesor në sintezën e kolagjenit, proteinë e rëndësishme e lëkurës, kockave, ligamenteve etj.

Ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet me origjinë bimore. Ndihmon në pastrimin e organizmit nga duhani, alkooli, metalet e rënda etj.

Ulë rrezikun për zhvillimin e kancerit, përmes efektit të saj si antioksidant. Parandalon sëmundjet e zemrës, duke ngadalësuar procesin e aterosklerozës.

Mungesa e saj jep sëmundjen e skorbutit me infeksione të dhëmbëve, dhimbje kyçesh etj.

Sasia ditore e rekomandur është rreth 110 mg/ditë për meshkujt dhe 95 mg/ditë për femrat. Burime të pasura me vitaminë C janë portokalli, kivi, rrushi, luleshtrydhet, brokoli, lakrat etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *