Edhe një medalje për Kosovën në xhudo

Edhe një medalje për Kosovën në xhudo

Për ekipin e Kosovës në xhudo sot do të jetë edhe një ditë e shënaur meqë do të fitohet medalja e rëndësishme e radhës.

Në Kupën e Evropiane për Juniorë që po zhvillohet ne Leibnitz të Austrisë, xhudistja më e re e kampit të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka është plasuar në finale.

Fjala është për garuesen e kategorisë -44kg Erza Muminoviq, e cila shkoi deri në finale në mënyrë të shkëlqyeshme kurse në luftën e saj të fundit u mund nga xhudistja braziliane Amanda Arraes.

Koha e rregullt e finales, që ishte shumë interesante përfundoi pa fitues dhe Erza humbi në pikën të artë – në kohë shtesë, siç mund ta shihni në videon e postuar më poshtë.

Medalja e argjendtë në Leibtnitz është dëshmia e radhës se Erza Muminoviq është një pre top talenteve në Evropë në këtë sport dhe se Kosova qysh tashmë ka ekip potencial për Lojërat Olimpike të vitit 2024 dhe garat e dekadës së ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *