Mijëra palestinezë në varrimin e infermieres Najjar

Mijëra palestinezë në varrimin e infermieres Najjar

Razan Najjar, 21 vjeç, infermiere vullnetare në Gaza, u vra dje me snajper në gjoks nga ushtarët izraelitë, derisa po u ofronte ndihmë protestuesve palestinezë në Gaza.

Mijëra palestinezë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të palestinezes 21 vjeçare Razan al-Najjar, e cila u vra teksa ishte vullnetare si infermiere gjatë demonstratave masive me titull “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin me Rripin e Gazës dhe Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Najjar ishte objektiv i snajperistëve teksa tentonte të ndihmonte palestinezët e plagosur gjatë demonstratave të djeshme.

Trupi i vajzës është sjellë nga spitali në Han Yunus deri te shtëpia e saj. Pjesëtarët e familjes, të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin, e përcollën për te banesa e saj e përhershme.

Namazi i xhenazës është falur në xhaminë Ibad er-Rahman, ndërsa më pas është kryer varrimi.

Gjatë varrimit mund të dëgjoheshin slogane kundër Izraelit.

Pas varrimit palestinezët u nisën drejt kufirit, ku intervenoi ushtria izraelite të cilët kanë shtënë ndaj demonstruesve duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë u njoftua se ka të plagosur.Palestinezët nga fundi i muajit mars mbajnë demonstrata masive nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Së paku 119 palestinezë nga Rripi i Gazës janë vrarë, ndërsa afër 13.000 janë plagosur nga 30 marsi kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj protestuesve të cilët shënuan “Ditën e Tokës”, që simbolizon rezistencën ndaj pushtimit izraelit.

Protestat kulmuan më 15 maj, kur u shënua 70 vjetori i Nakbas ose Dita e Katastrofës, e cila simbolizon vuajtjet dhe persekutimin e popullit palestinez që nga themelimi i shtetit izraelit në vendin palestinez.

Image may contain: 1 person, smiling, closeup

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *