Parashikimi i motit në Kosovë për ditët e ardhshme

Parashikimi i motit në Kosovë për ditët e ardhshme

Muaji qershor fillon me mot të nxehtë, në fundjavë shtrëngata me shi.

Të shtunën paradite kryesisht do të mbajë mot me diell, gjatë ditës vransirat do të shtohen, e më vonë priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite me shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, edhepse do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 29C. Do të fryejë erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *