20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: Epileptikja sudanaze, zbulimi i fundit në Pompe dhe llava vullkanike në Havai

20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: Epileptikja sudanaze, zbulimi i fundit në Pompe dhe llava vullkanike në Havai

Demonstratat në Gaza, muaji i shenjtë i Ramazanit, rrjedha e llavës nga vullkani Kilauea dhe Rafael Nadal në “French Open”- këto ngjarje dhe të tjera janë fiksuar në këtë përmbledhje të “The Guardian” nga fotoreporterët më të mirë në botë.

Aman, Jordani. Fëmijët palestinezë luajnë në rrugë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në kampin e refugjatëve, Al-Baqaa.
Nizhny Novgorod, Rusi. Fotografi e shkrepur nga stacioni ndërkombëtar Hapësinor që tregon stadiumin Nizhny Novgorod, që do të presë ndeshjet e Kupës së Botës.
Alania, Rusi. Një portë futbolli e mbushur me kashtë gjatë lojërave tradicionale kozake në fshatin Arkhonskaya në republikën e Osetisë së Veriut.
Gaza. Protestues palestinez vrapojnë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës i qëlluar prej forcave izraelite në afërsi të kufirit midis Izraelit dhe rripit të Gazës.
Hanover, Gjermani. Fëmijë nga rajoni i Çernobilit në Ukrainë shohin jashtë dritareve të avionit pas mbërritjes në aeroportin e Hanoverit. Fëmijët, që vuajnë pasojat e katastrofës bërthamore të Çernobilit të vitit 1986, janë të ftuar nga kasha luteriane dhe do të qëndrojnë katër javë në familjet pritëse gjermane.
Kiev, Ukrainë. Gazetari anti-Kremlin, Arkady Babchenko mban konferencë shtypi në Kiev gjatë së cilës ai hodhi poshtë kritikat se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të Ukrainës për të inskenuar vdekjen e tij. Babchenko u rishfaq në mënyrë tronditëse më pak se 24 orë pasi autoritetet ukrainase raportuan se ai ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij në një vrasje të paguar, për të cilën u fajësua Rusia.
Paris, Francë. Presidenti Emmanuel Macron flet me Mamoudou Gassama, nga Mali, në pallatin presidencial Elize. Gassama u vlerësua nga Macron pasi u ngjit nga ballkonet e një pallati për të shpëtuar një fëmijë 4-vjeçar që po varej nga ballkoni i katit të pestë.
Paris, Francë. Spanjolli Rafael Nadal luan ndeshjen e kthimit me rivalin Italian gjatë raundit të parë të turit të tenisit, French Open 2018.
Pyongyang, Kore e Veriut. Një fëmijë matet me hark e shigjetë gjatë një takimi miqësor që shënon 68-vjetorin e një ngjarjeje të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në parkun rinor, Kaeson.
Juba, Sudani i Jugut. 10-vjeçarja Angelina Anyanya, e cila vuan nga epilepsia qëndron në një shtrat në kampin Mahad për njerëzit e zhvendosur brenda vendit. Rreth 7 mijë persona me origjinë të ndryshme etnike jetojnë në kamp dhe mbi 200 prej tyre janë me aftësi të kufizuara.
Uashington, SHBA. Dy vajza dëgjojnë gjatë ditës përkujtimore në Memorialin e veteranëve të Vietnamit.
Maryland, SHBA. Personeli i shpëtimit shqyrton dëmet e shkaktuara nga përmbytjet që goditën qytetin historik, Ellicott.
Havaj, SHBA. Gazra vullkanikë ngrihen nga llava e Kilauea që kaloi rrugën në afërsi të një autostrade.
Pompeii, Itali. Skeleti i një prej viktimave të shpërthimit të vullkanit që shkatërroi Pompejin u zbuluar gjatë gërrmimeve më të fundit të kryera në këtë vend arkeologjik. Skeleti besohet të jenë mbetjet e një burri 35-vjeçar çalaman që u godit nga reja vullkanike.
Naiguata, Venezuelë. Një djalë i veshur si djallush kërcimtar gjatë një festimi tradicional në Naiguata. Qindra burra, gra dhe fëmijë kërcejnë më ritëm sikur të ishin nën zotërimin e shpirtërave të këqinj në një ritual të lashtë të njohur si “djallushët kërcimtarë të Naiguata”, mënyra jo-ortodokse e qyteteve bregdetare të Venezuelës për të nderuar Zotin gjatë festimeve të Corpus Christi.
Brockworth, Angli. Garues marrin pjesë në konkursin e përvitshëm të djathit.
Managua, Nikaragua. Një burrë qëllon një mortajë të bërë vetë pas përplasjeve gjatë marshimit kundër presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega.
Kopenhagen, Danimarkë. Gratë mbajnë shamitë në pallatin Christiansborg pasi parlamenti danez ndaloi veshjen e mbulesës së fytyrës në publik.
Bruksel, Belgjikë. Një grua ecën pranë vendit të mbuluar me 4500 këpucë që përfaqësojnë jetët e marra në konfliktin izraelit që prej vitit 2008. Instalacioni priti në hyrje ministrat e Jashtëm europianë ndërsa ata arritën për një takim njëditor për të diskutuar krizën në Gaza.
Tel Aviv, Izrael. Një tufë e vogël me dele mërzejnë në një fushë që sheh nga Tel Avivi si pjesë e një projekti për të sjellë sërish natyrën pranë qytetit. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *