Coutinho: Këta dy futbollistë do të shkëlqejnë në Botëror

Coutinho: Këta dy futbollistë do të shkëlqejnë në Botëror

“Për mua, Salah dhe Neymar kanë shanse serioze për ta bërë këtë. Varet sesi do të shkojë turneu, por ata kanë talentin për ta bërë. Këta janë lojtarët që do të zgjidhja unë”.

Philippe Coutinho ka treguar dy yjet që do të shkëlqejnë në Brazil.

Ai mendon se është koha e Neymar dhe Mohamed Salah, përcjellë “Lajmi.net”.

“Messi dhe Ronaldo kanë qenë në krye për një kohë shumë të gjatë. Mendoj se ka ardhur koha për të tjerë të ngjiten në majë”, deklaroi Coutinho.

“Për mua, Salah dhe Neymar kanë shanse serioze për ta bërë këtë. Varet sesi do të shkojë turneu, por ata kanë talentin për ta bërë. Këta janë lojtarët që do të zgjidhja unë”.

“Salah këtë sezon ka qenë fantastik. Ai është një lojtar që do të jetë heroi i Liverpool për vitet në vazhdim, jam i bindur për këtë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *