Portieri i Ramazanit: aktrimi i portierit tunizian që po bën xhiron e botës

Portieri i Ramazanit: aktrimi i portierit tunizian që po bën xhiron e botës

Portieri tunizian Mouez Hassen, është shndërruar në hero botëror për shkak të një veprimi të tij të pazakontë në fushën e lojës. Ai trukoi një dëmtim të tij, për t’u dhënë mundësinë shokëve të skuadrës që të çelin iftarin përgjatë lojës.

Kjo ndodhi në dy ndeshje miqësore, kundër Portugalisë dhe Turqisë, kur Hassen ndërrmori aktin origjinal.

Në miqësoren kundër Portugalisë, ndërprerja ndodhi në minutën e 58-të, ku agjëruesit mundën pinin ujë e të fusnin diçka në gojë minuta, dhe shokët e tij e përdorën këtë ndërprerje.

Situata identike u përsërit në minutën e 49-të të miqësores me Turqinë, ku Hassen luajti të njëjtin rol. Si për koiçidencë, të dy miqsoret dolën në barazim 2-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *