Si lind sensi i humorit?

Si lind sensi i humorit?

Në cilën moshë fëmijët nisin të rrokin ironinë dhe dykuptimësinë? Përse duket sikur qeshin për arsye ndryshe nga tonat? Ja se si ndryshon, me kalimin e kohës, ndjeshmëria ndaj shakave dhe batutave

Në moshë të vogël mund të rrimë indiferentë ndaj shprehjeve më për të qeshur, dhe të qeshim pa kontroll për një ngjarje krejtësisht të zakonshme. Si zhvillohet tek fëmijët sensi i humorit?

Në thelb me socializimin, domethënë me aftësinë për të ndarë një përvojë me dikë – një “stërvitje”, e cila nis që nga shkëmbimi i shikimeve dhe buzëqeshjeve mes nënës dhe fëmijës. Por ka disa aftësi thelbësore konjitive për t’u forcuar, për të ditur që të kuptosh ironinë. Një artikull mbi këtë temë identifikon tre.

GJUHA. Aftësia për t’u shprehur dhe për të kuptuar atë që na tregojnë është një parakusht për të kuptuar shumicën e shakave dhe batutave, të cilat janë të bazuara në kuptimin e mospërputhjeve: ne qeshim për shkak se diçka duket “jashtë vendi” në një situatë.

Fëmijët më të vegjël, të cilët ende nuk i kuptojnë nuancat e gjuhës, e gjejnë këtë efekt tjetërsimi në shakatë fizike, dhe surprizat e “lojës fluturon-fluturon”.

Në çdo rast, komunikimi dhe humori shkojnë dorë për dore: për të kuptuar shakanë ndihmon, nga ana tjetër, zhvillimi i gjuhës.

IMAGJINATA. Aftësia për të imagjinuar veten në një situatë të ndryshme, me rregulla sociale të tjera, është thelbësore për të kuptuar mospërputhjen prapa shakave. Jo rastësisht kjo aftësi shfaqet rreth 12-18 muaj pas lindjes, e njëjtën moshë në të cilën fëmijët fillojnë të ndjekin shaktëa e prindërve të tyre, dhe të zhvillojnë ndjenjën e tyre, personale të humorit.

Rreth moshës dy vjeç, imagjinata në lulëzim të plotë lejon fëmijët që të fillojnë të propozojnë linjat e tyre, në bazë të ndërveprimit me objekte (si të vënë një tenxhere mbi kokë në vend të një kapele) ose shkëmbime konceptuale (“derri bën muuu”).

TEORIA E MENDJES. Të dish të vihesh në vend të tjetrit, të kuptosh se po“bën sikur”, ose që po thotë diçka të ndryshme nga qëllimet e tij të vërteta, ky është një përbërës i tretë kyç për të kuptuar ndjenjën e humorit. Kjo lejon për shembull një fëmijë, që të kuptojë se nëna, e cila po e ndjek nga pas duke bërë si ujk, thjesht po luan rolin “e të keqit” (dhe nuk është me të vërtetë).

Kjo aftësi gjithashtu lejon, duke filluar nga mosha 3 vjeć – por më shpesh rreth moshës 5 vjeç – për të kuptuar shaka më të sofistikuara dhe ironike.

Për zhvillimin e një “sensi të humorit” të plotë dhe personal, me pak fjalë, duhen disa vite durim. Por ushtrimi e zhvillon: sipas disa psikologëve, sa më shumë që të ushtrohet aftësia për të qeshur, aq më shumë përmirësohet kuptimi i ironisë dhe shakasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *