Driblimet e famshme të legjendës Fadil Vokrri

Driblimet e famshme të legjendës Fadil Vokrri

Sot (e shtunë) është një ditë zie për futbollin kosovar.

Legjenda Fadil Vokrri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm duke tronditur të gjithë popullin shqiptarë me largimin e tij të parakohshëm, shkruan portali arbresh.info.

Mirëpo, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës do mbahet gjithmonë mend si njëri nga futbollistët më të mirë kosovar.

Vokrri, i cili nisi të merret me futboll që nga mosha 15 vjeçare, ishte në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese.

Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Gjatë kohës si një lojtar, Vokrri kishte bartur fanellën e Prishtinës, Partizanit, Nimes, Fenerbahces, Bourges e Montlucon.

Më videon më poshtë mund të shikoni disa nga driblimet e tij më të famshme gjatë karrierës:

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *