E kush nuk do të donte të humbte në rrugët e Venecias?

E kush nuk do të donte të humbte në rrugët e Venecias?

Venecia, është një vend që patjeter duhet ta vizitoni. Kushdo që ka qenë një herë në këtë vend magjik, me cdo kusht ka dashur të kthehej prapë atje. Një qytet shumë I ëmbël, dhe që shprehet më së miri përmes pamjeve të mbledhura në këtë artikull.

Zbuloni më shumë për Venecian madhështore!

3 ditë në Venecia janë të mjaftueshme, për ta eksploruar atë, dhe për të rënë në dashuri me cdo cep të qytetit. Një ditë ju duhet ti shihni bukuritë e Venecias, dhe dy ditë mund ti ndani për Burano-n dhe Murano-n.

Në Venecia mund të arrini me lehtësi nga të gjitha qytetet e Italisë. Mënyra më e mirë për të eksploruar këtë vend është në këmbë. Në këtë mënyrë do të zbuloni të gjitha vendet magjike që ofron ky vend.

Një ndër gjërat më të preferuara të turistëve në Venecia, është se në qytet nuk ka vetura, dhe me të vërtetë që aty mund të gjeni qetësinë e shpirtit e mendjes. Një vend kaq I qetë e paqësor!

Ajo që duhet vizituar është libraria “Acqua Alta”, një ndër më të bukurat në botë.

Dhe për fund, mos harroni të vizitoni “Suso” për të shijuar një akullore italiane tmerrësisht të shijshme!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *