Pa fat në dashuri? Atëherë lexo më shumë…

Pa fat në dashuri? Atëherë lexo më shumë…

Pa fat në dashuri? Atëherë shko në bibliotekën më të afërt. Një web që ndihmon njerëzit të njihen pretendon se ka zbuluar se preferencat e dikujt në të lexuar ndikojnë drejtpërdrejt në pëlqyeshmërinë e tij.

Nga vëzhgimi i ë dhënave të secilit person të regjistruar u arit në përfundimin se tipat që lexojnë preferohen më shumë dhe janë dashnorë më të mirë.

Burrat që e listojnë leximin te pasionet e tyre në profilet përkatëse marrin shumë më tepër mesazhe sesa ata që nuk e kanë leximin te të dhënat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për femrat, por në masë më të vogël.

Sa u përket preferencave në tituj, meshkujt që listojë libra biznesi marrin më shumë mesazhe, ndërkohë që libri “Burra që urrejnë gratë” ka rezultuar i suksesshëm për të dyja gjinitë.

Përveç kësaj, jo të gjithë librat mund të ndikojnë pozitivisht. Kështu, Bibla më shumë i dëmton shanset e personave që e listojnë në profilet e tyre, ndërsa “Pesëdhjetë hijet e Greit” i ka ulur kërkesat ndaj femrave për takim në 16 %, ashtu sikurse ka ndodhur me meshkujt që listojnë serinë “Harry Poter”.

Ky përfundim nuk është rastësishëm. Vitin e kaluar, një studim i Universitetit të Atlantas, SHBA, tregoi se njerëzit që lexojnë janë më të suksesshëm në dashuri dhe se leximi i librave përmirëson funksionin e trurit dhe në të njëjtën kohë rrit ndjeshmërinë.

Studimet të shumta kanë treguar se lexuesit kanë më shumë empati. Të jesh lexues i rregullt të jep një sërë përparësish; leximi redukton simptomat e ankthit dhe depresionit, ul rrezikun për sëmundje mendore dhe përmirëson jetën në tërësi.

Pra, të jesh një lexues i rregullt të bën më popullor, më të suksesshëm, më të lumtur, të bën një njeri më të mirë dhe ndihmon jetën tënde dashurore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *