Zyrtare: Raul de Tomas kthehet në Madrid, nënshkruan deri më 2023

Zyrtare: Raul de Tomas kthehet në Madrid, nënshkruan deri më 2023

Pas transferimit të Rodrygo Goes për 45 milionë euro e që do t’i bashkohet Realit në korrik të vitit 2019, Madridi ka rikthyer në skaudër Raúl de Tomásin, i cili do ta veshë fanellën e Los Blancos deri në vitin 2023.

Sulmuesi 23 vjeçar, Raúl de Tomás, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka rinovuar me Real Madridin deri më 2023, çka do të thotë se ai do të jetë pjesë e ekipit të parë sezonin e ardhshëm dhe do të ketë rrolin e Borja Mayoral, ky i fundit do të largohet.

Raúl de Tomás rrjedh nga akademia e Real Madridit “La Fabrica” pjesë e të cilës është që nga viti 2004.

Ai tre sezonet e fundit i ka kaluar në formë huazimi te: Córdoba, Valladolid dhe së fundmi te Rayo Vallecano, aty ku shkëlqeu dhe bindi drejtuesit e klubit që t’i japin edhe një shans, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë kemi ëndrra, e imja nisi në moshën tetë vjeçare kur për herë të parë erdha në këtë klub si fëmijë. E dija se çdo hap që do të bëja, do të më dërgonte drejt ëndrrës: të jem lojtar i Real Madridit. Pesë vite më shumë në klubin e jetës. Faleminderit dhe Hala Madrid”, ka shkruar ai në Twitter.

Golat më të bukur të De Tomas me Vallecanon…

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *