Jo vetëm gola, Erdogan: ja pse e dua më shumë Christiano Ronaldon

Jo vetëm gola, Erdogan: ja pse e dua më shumë Christiano Ronaldon

Presidenti turk e ka bërë dhe në një tjetër dritë personalitetin e yllit portugez, në një vlerësim që ju kërkua mbi Botërorin dhe lojtarët e tij.

Në programin “Rinia dhe teknologjia”, presidenti turk komentoi pikërisht paraqitjen e tij në Botëror me tre gola shënuar Spanjës, por duke dalë pak jashtë fushe në vlerësim.

I pyetur nëse Messi apo Ronaldo – pra se cili prej tyre ka vlerësimin e tij – Erdogan tha se pos cilësisë së lojës, tek portugezi vlerëson qasjen ndaj çështjes palestineze.

“Performanca, karakteri dhe besimi që Ronaldo ka treguar në fushë, ashtu si pozicioni i tij në çështjen palestineze janë gjëra për t’u vlerësuar, dhe ndaj duhet duartrokitur”, tha Erdogan.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *