A do të largohet Mohamed Salah nga Kampionati Botëror?

A do të largohet Mohamed Salah nga Kampionati Botëror?

Largimi i parakohshëm i sulmuesit Mohamed Salah pas eliminimit të hershëm të skuadrës së Egjiptit nga Kampionati Botëror është diskutuar së fundmi.

Egjipti humbi dy ndeshjet e tyre të para në Grupin A, 1 me 0 kundër Uruguait dhe 3 me 1 kundër Rusisë, duke mbetur të pashpresë për të vazhduar tutje, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra u kualifikua bindshëm duke siguruar paraqitjen e parë në faza të mëdha që nga viti 1990, por ylli i tyre – Mohamed Salah u lëndua në shpatull në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ai mungoi në takimin e parë të Egjiptit, por në ndeshjen e dytë realizoi një gol kundër nikoqirëve të këtij kampionati.

Megjithatë, lojtari është dashur të reagojë së fundmi pas thashethemeve se ekziston një përplasje mes kampit të skuadrës kombëtare dhe se Salah do të largohet ende pa zhvilluar ndeshjen e fundit, atë kundër Arabisë Saudite.

Por, presidenti Hany Abo Rida i Federatës së Futbollit të Egjiptit ka reaguar duke hedhur poshtë këto thashetheme.

“Nuk e kam idenë për Liverpoolin”, ka thënë fillimisht trajneri i federatës. “Por, ne kemi kapitenin tonë Mohamed Salahn dhe nën rregullat e FIFA-së i kërkohet atij të jetë brenda kampit dhe të qëndrojë me këtë skuadër”

Rida shtoi gjithashtu se është tronditur nga raportet e fundit në media rreth kësaj çështje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *