Teknologji dhe Shkencë

Çmenduria e “App Store”, 130 miliardë dollarë xhiro në 8 vite

Dyqani i aplikacioneve të “Apple” që njihet si “App Store” ka realizuar 170 miliardë shkarkime dhe më shumë se 130 miliardë dollarë xhiro që kur faqja e statistikave për aplikacionet në telefon “App Annie” filloi të analizojë të dhënat në korrik 2010. Kjo është shifra më e plotë në lidhje me performancën e përgjithshme të dyqanit virtual të “Apple”. Sipas këtyre statistikave një përdorues “iPhone” ka mesatarisht më shumë se

Vrima e zezë për herë të parë shihet duke “ngrënë” një yll

Shkencëtarët kanë parë për herë të parë se si Vrima e zezë gjigante e zhduk një yll. Hulumtuesit më të fund kanë parë se si një vrimë e zezë gjigante kap e shpërndanë kompletë një yll. Shkencëtarët kanë shikuar këtë ngjarje dramatike me një teleskop të sofistikuar derisa vrimë e zezë ishte larg nga toka 150 milionë vjet drite. Vrima e Zezë shihet kur e zë yllin 20 mijën herë më

”Çmimet e Bitcoin janë manipuluar”

Sipas një studimi nga Universiteti i Teksasit, monedha digjitale ‘Tether’, e lidhur me dollarin amerikan, u përdor artificialisht për të fryrë çmimet e Bitcoin. Profesori i financave në universitet, John Griffin si dhe studenti i diplomuar Amin Shams, analizuan blerjet me bllokada dhe zbuluan se blerjet kryesore të Tether ishin të caktuara për të ndjekur rëniet e tregut dhe ndihmuan në stabilizimin e ‘hapësirës’ së Bitcoin, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Kaq bomba nukleare do të duheshin për të shkatërruar shoqërinë

Hulumtimet e reja argumentojnë se 100 armë bërthamore është “kufiri pragmatik” për çdo vend që të ketë në arsenalin e saj. Çdo komb agresor që lëshon më shumë se 100 armë bërthamore mund të shkatërrojë në fund të fundit shoqërinë e vet, paralajmërojnë shkencëtarët. Studimi u botua në revistën Safety të enjten; ajo ishte bashkëautorizuar nga profesori Joshua Pearce i Universitetit Teknologjik Michigan dhe David Denkenberger, asistent profesor në Universitetin

Dy gjëra që duhet t’i zhdukni menjëherë nga profili juaj në Facebook

Në ditët e sotme jeta e njeriut është shumë e vakët pa rrjetet sociale pasi ata na njohin me botën, miqtë e të afërmit. Por publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme. Datën e plotë të lindjes: Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve. Numrin e telefonit

Apple pritet të sjell portin USB-C në iPhone-in e ardhshëm

Apple mund të heqë portën e tanishme Lightning nga iPhone X në iPhone-in e saj të ri,  në favor të USB-C. Kjo është një thashetheme nga zinxhiri i furnizimit që sugjeron se ky ndryshim drastik në llojin e portit duhet të ndodhë në iPhone-in e ri në 2019. Pra, ka gjasa që nuk do të shfaqet në linjën e iPhone 2018 që pritet në shtator. Sipas burimit të brendshëm, Apple

Pse Google e hoqi vezën nga emoji i sallatës?

Pas debatit online vjeshtën e shkuar për emoji e hamburgerit dhe vendosja e rregullt e përbërësve, një tjetër diskutim nisi dhe këtë herë për emojin e sallatës. Në qendër është gjithnjë Google që ka bërë të ditur se ka hequr vezën nga sallata, më sistemin e ri operativ Android P. Një menaxhere e Google, Jennifer Daniel, ka postuar foto të sallatës së re pa vezë. “Flitet shumë për diversitetin në

Më pak njerëz lexojnë lajmet në Facebook

Më pak persona janë duke shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të lexuar dhe diskutuar lajme, përderisa aplikacionet për mesazhe si WhatsApp ka pësuar rritje. Kështu kanë treguar gjetjet e raportit vjetor “Digital News Report”. Sipas këtij raporti ulja e qasjes në Facebook për lajme, vjen pas shqetësimeve në lidhje me privatësinë dhe debateve toksike në këtë platformë. Gjithashtu edhe algoritmet e reja të Facebook, përmes të cilave nuk shfaqen vazhdimisht

Twitter përditëson aplikacionin për të nxjerrë në pah aktivitetet si Kupa e Botës

Twitter tha ditën e Mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe zgjedhjet. Prej vitesh Twitter është përpjekur të joshë përdoruesit duke vendosur theksin tek aktivitetet, lajmet e shpejta dhe transmetimet live ndryshe nga Facebook. Rrjeti social i mikroblogimit tha se tani e tutje do të lajmërojë përdoruesit përmes aplikcionit mobile në momentin që po mbahet një aktivitet që

Samsung Galaxy S9 mund iPhone X

Samsung ka mundur Apple, zyrtarisht, me Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus duke tejkaluar shitjen e telefonave iPhone X dhe iPhone 8 Plus në prill 2018. Shifrat e reja të shitjeve kanë konfirmuar se Samsung mundi Apple në shitjen e telefonave në prill 2018 me Samsung Galaxy S9 Plus dhe Samsung Galaxy S9 duke tejshitur iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Shifrat vijnë nga Counterpoint’s April Puls, që