Fitnes

Këta janë binjakët më të rëndë në botë

Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni dhe Benny Lloyd. Billy, lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979, dhe i vëllai Benny, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njëri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

Ushtrimi plank: Sa gjatë duhet të qëndroni për t’i gëzuar përfitimet

Të gjithë dëgjoni me vëmendje: numri magjik se sa duhet të qëndroni në pozitën plank varet nga ajo se çfarë dëshironi nga ushtrimi juaj! Mos u zhgënjeni nga kjo përgjigje, sepse tani do t’ju tregojmë më hollësisht. Sipas ekspertëve, koha sa gjatë qëndroni dallon në këto tri mënyra: Sfida me ushtrimin plank Kë e keni konkurrencë? Me siguri veten tuaj, prandaj kjo është një mundësi ku në pozitën plank mund të qëndroni sado gjatë që

Shmangni sulmin në tru duke bërë ushtrime

Çiklizmi apo vrapimi në moshë të mesme, mund t’i mbrojnë njerëzit nga goditja në tru (apo siç njihet në gjuhën popullore pika në tru). Në fakt, sipas një studimi, ushtrimet e rregullta fizike në moshën 40 vjeçare mund t’iu bëjnë të keni enë të gjakut në tru të një 16 vjeçari edhe nëse jeni 70 vjeç. Doktori i këtij studimi, James Faber, ka thënë se këto të gjetura sugjerojnë që

A duhet të hani para stërvitjeve?

Se a duhet të hani para stërvitjeve apo jo, është pyetje e vjetër po aq sa ushtrimet fizike, ndërsa edhe shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë debatuar rreth kësaj çështje. Sidoqoftë, një studim i ri më në fund mund ta ketë siguruar përgjigjen e kësaj pyetje duke e ekzaminuar një gjen të caktuar në indet dhjamore. Pas eksperimenteve të ndryshme nga hulumtuesit e Universitetit Bath në Britani të Madhe,

Dëshironi ta skalitni trupin? Hani tri vezë pas stërvitjeve

Çfarë hani pas ushtrimeve fizike mund të jetë gjë po aq e rëndësishme sa puna që e kryeni në palestër. Por, shejku juaj i rregullt që e përdorni pas stërvitjeve mund të mos jetë duke iu bërë ndonjë të mirë muskujve tuaj. Marrja e proteinës dhe nutrientëve tjerë nga ushqimet natyrale mund të jetë më efektive në rritjen e muskujve sesa vetëm konsumimi i proteinës, thotë një hulumtim i ri

Katër ushtrimet që mund t'i bëni në shtëpi

Vendimin më të mirë që duhet ta merrni me siguri do të jetë që të filloni të ushtroni. Është konstatuar se për shkak të pritjeve të mëdha, shpejt hiqet dorë. Pra, për fillim ushtrohet më ngadalë. Ushtrimi për forcimin e shpinës Muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes dhe lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike. * Shtrijuni dhe

Çfarë është Pilates?

Metoda Pilates është një sistem trajnimi i zhvilluar në fillim të shekullit të 20-të nga Joseph Pilates, me frymëzim nga disiplina të lashta orientale si Yoga në Indi dhe Do-In në Japoni. Ky është një program stërvitjeje që fokusohet në muskujt posturalë. Ata muskuj që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të balancuar dhe që janë thelbësor për të mbështetur shpinën. Në veçanti, ushtrimet Pilates ndihmojnë të fitoni vetëdijen e frymës

Gabimi që bën gjithmonë në palestër të pengon të humbasësh peshë

Shumica nga ne, sapo fillojnë të ushtrohen në palestër e nisin me shumë intensitet, tri herë në javë. Por më vonë, kur sheh sërish planin e palestrës, kupton se të në të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar në trupin tënd. As nuk ke fituar, por as nuk ke humbur peshë, as nuk je tonifikuar dhe as nuk i ndien këmbët më të forta. Ajo që ta shkakton këtë gjendje është rutina.

Njihuni me kurën e ujit për t’u dobësuar

Po bëni përpjekje për të humbur kilet e tepërta? Po lodheni nga dieta që ndiqni? Nëse po, kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta? Një terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni. Ku konsiston kura e ujit? Edhe kura e ujit ka disa rregulla të sakta, por të thjeshta për t’u zbatuar. Sapo të zgjoheni pini

Lëngu i portokallit në mëngjese, po rritë obezitetin tek fëmijët

Lëngu i frutave specifikisht ai i portokallit, i konsumuar nga fëmijët për mëngjes, rrit ndjeshëm shanset për të qenë mbipeshë apo i shëndoshë. Prandaj shkenca ka dalur me një rekomandim të fundit, ku theksohet se prindërit fëmijëve të tyre duhet ndaluar dhënien e lëngjeve të frutave në kohën e mëngjesit, transmeton Klan Kosova. Ata që pinë një gotë lëng fruti në mëngjes ishin një herë e gjysmë më shumë me